Si u la në harresë Safete Rifati?

Hendboll

Si u la në harresë Safete Rifati?

Nga: Kemajl Goca Më: 31 korrik 2022 Në ora: 14:18
Safete Rifati

Kosova është një vend interesant sa i përket sportit, sidomos në hendboll! 

Ka shumë të merituar që janë lënë në harresë me apo pa vetëdije!

Edhe një emër që i dha shumë hendbollit është Safete Rifati!

Ish hendbollistja e gjeneratës së sakrificës dhe disa vite rresht edhe KH Kastriotit të Ferizajt, është lënë në harresë!

As Lirie Muhaxheri e as Vlora Jashari nuk kanë kontribut as më shumë dhe as me pak për sukseset e Kastriotit, së bashku kanë katër tituj rresht në vitet e pasluftës.

Safete Rifati ka qenë kapitene e klubit, nën drejtimin e trajneres më të mirë që ka pas Kastrioti dhe hendbolli i Kosovës, Valbona Zeça.

Safete Rifati asnjëherë nuk është ftuar që të jetë pjesë e Kastriotit si trajnere apo në ndonjë post tjetër, edhe kur vet Vlora Jashari ka qenë drejtore sportive e klubit!

Vet Vlora Jashari e di këtë punë dhe mund ta sqarojë opinionin se sa ishte drejtore sportive e klubit, pse klubi nuk e ka ftuar kurrë Safete Rifatin si trajnere!  

Safetja lihet në harresë, një ish hendbolliste që e shkriu veten si hendbolliste për këtë ekip!

Asnjëherë nuk iu dha rasti që ta drejtojë ekipin! 

A po sillet hendbolli i Ferizajt në vetëm dy apo tre vetë, një qytet që njihet si qendra e hendbollit! A ka Ferizaj trajner apo është qyteti më i varfër me trajner të hendbollit në Kosovë? A po trajnerët nuk duan të punojnë me paga të vogla apo janë të injoruar?

Zhgënjimi më i madh është se Kastrioti (femrat), shtatë herë kampion i pasluftës, që tre kampionate rresht nuk është në play-off! Është për analizë të thellë pse janë në këtë situatë.

Çudia tjetër është të meshkujt e Kastriotit, ende “ushqehen me brumin” e prof. Ismet Jupës! Ende furnizohen me disa hendbollistë që i ka zbuluar dhe formuar prof. Jupa.  Kjo është një mrekulli.

Edhe një mrekulli tjetër është të Ferizaj (femrat), vlon me talente të reja dhe është një shembull për të gjithë, plus kampione me kadete. Këtu është fryt i punës dhe organizimit, meritë e trajnerëve! Trajneri i mirë është pasqyrë e suksesit! Nga mësuesi i mirë del nxënësi i mirë, nga mësuesi i dobët del nxënësit i dobët..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat