Safete Rifati: Nuk ka pas ofertë nga KHF Kastrioti, për të cilin luftova...

Hendboll

Safete Rifati: Nuk ka pas ofertë nga KHF Kastrioti, për të cilin luftova...

Nga: Kemajl Goca Më: 31 korrik 2022 Në ora: 20:02
Safete Rifati

Safete Rifati është prej ish hendbollisteve që më së shumti djersiti fanellën e ekipit të Kastriotit të Ferizajt, shtatë herë kampione e Kosovës në vitet e pas luftës. 

Rifati, për vite me radhë ka qenë kapitene e ekipit dhe në kohën e sukseseve më të mëdha, me trajneren më të mirë Valbona Zeqa..

Ajo ka qenë kapiteni e Lirie Muhaxherit, Vlora Jasharit, Merfide Salihut, Ganimete e Ramize Shabanit, Xhevrie Dibrës, Merfide Salihut, Arbëresha Jasharit, Valentina Qerimit, Jasemine Ahmetit etj. 

Një prej pivoteve më të mira në vitet e pas luftës, por që nga koha kur e ka përfunduar karrierën asnjëherë nuk ka pas ofertë për trajnere nga KHF Kastrioti, as nga bashkëlojtarja e saj e dikurshme shumëvjeçare Vlora Jashari, që një kohë ka qenë drejtore sportive e klubit. E lënë anash apo e injoruar?

“Nga ekipi i KH Kastrioti? Jo nuk kam pas ofertë, edhe pse aty kam luftuar me mish e më shpirt.

Dëshira dhe vullneti i mirë nuk më kanë ndal asnjëherë, me një legjendë të hendbollit si trajnerja Valbona Zeqa – Rexhepi. 
Ofertë kam pas nga KH Ulpiana e Lipjanit”,
thotë Rifati për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Ajo tha se ka punuar vazhdimisht me nxënësit e shkollës.

“Me nxënësit e shkollës ‘Skënderbeu’ dhe ‘Neze Bujani’ kam rezultate shumë të mira.

Ka talente të cilat kanë prirje i orientoj nëpër klube. Le të veçohet që nxënësja jem Fjolla Berisha ka qenë në Gjakovë me U-16, por ka edhe të tjera që pres shumë prej tyre”, tregon Rifati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat