Tina Hetemi rikthehet të Istogu

Hendboll

Tina Hetemi rikthehet të Istogu

Nga: K. G. Më: 1 gusht 2022 Në ora: 00:38
Tina Hetemi

Hendbollistja Tina Hetemi rikthehet në radhët e ekipit të Istogut, kampione dhe fituese e Kupës së Kosovës. 

Istogu e vlerëson si përforcim të madh dhe me synime që të mbrojë trofetë në edicionin e ri.

“Tina Hetemi rikthehet te kampionet!

Tina Hetemi pas një viti të kaluar tek skuadra e Superligës turke Tekirdag Süleymanpaşa sportif A.S është rikthyer tek skuadra kampione e Kosovës Istogu.

Tina Hetemi është prurja e radhës e Istogut para fillimit të përgaditjeve për sezonen e re të superligës së Kosovës dhe fillimin e edicionit të ri të EHF Europa Cup që fillon në Tetor.

Tina Hetemi është njëra nga prurjet e këtij viti,  ndërsa ditëve në vijim pritet konfirmimet e lojtarëve që ishin edhe vitin që lamj pas pjesë e Istogut”, njofton KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat