Naim Ahmeti: A e di z. Ekrem Beqa që ka palestër sportive edhe në Prishtinë, edhe në Gjilan, edhe në Gjakovë... 

Hendboll

Naim Ahmeti: A e di z. Ekrem Beqa që ka palestër sportive edhe në Prishtinë, edhe në Gjilan, edhe në Gjakovë... 

Nga: Kemajl Goca Më: 2 gusht 2022 Në ora: 15:13
Naim Ahmeti

Naim Ahmeti, kontribues i madh në gjeneratës e sakrificës, në rezistencë kundër regjimit serb, ish kryetar dhe ish sekretar i klubit të Kastriotit të Ferizajt, gati sa u çmend kur mori vesh se dy ndeshjet Kastrioti do t’i luajë në Graçanicë të Bosnjës dhe Hercegovinë, në kuadër të rrethit të parë të Kupës së EHF-it (Kupës evropiane) në hendboll. 

Ahmeti nuk pajtohet assesi me këtë vendim, se për shkak të rinovimit të palestrës ”Bill Clinton” në Ferizaj, do të luajnë në Graçanicë.

Sipas tij, Kosova ka shumë palestra sportive dhe me kushte fenomenale.

“Zhvillimi i një ndeshje në Kosovë, do të ishte më interesant edhe për shikuesit, se ndeshja luhet për shikues. Një lojë këtu u desh mu luajt dhe një në Graçanicë. Kemi salla sa të duash në Kosovë, që i plotësojnë kushtet. 

Kastrioti ka bërë një gabim të madh.

Ky është një gabim i madh, për shkak se po dënohen shikuesit. Shikuesit për klub shkojnë kudo, nuk është arsye hiq renovimi i sallës.

Për shkak të kësaj politike nëpër klube, nuk po ka të interesuar as të rinj për hendboll. 

Ekrem Beqa si drejtor i klubit, trego për çfarë arsye e bërë këtë?

A e di se ka palestër edhe në Gjilan, edhe në Prishtinë, edhe në Prizren, edhe në Gjakovë, në të cilat palestra sportive në fund të viteve 70-ta u mbajt Kampionati Botëror”, thotë Ahmeti për gazetën “Bota sot”.

“Edhe një duhet ta dini se në vitin 1974, simpatizuesit ferizajas privatisht janë organizuar, pra në krye me Bahri Muratin dhe unë, për gjysmë e kemi paguar autobusin, vetëm simpatizuesit të shkojnë në Apatin të Vojvodinës, për ta përkrahur ish Borcin, sot me emrin Kastrioti. Kështu nuk zhvillohet hendbolli, o zotëri”, përfundon Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat