E pazakontë, Fatmir Muhaxheri si Herkules, nuk e ka as një ndihmës! Po çudit sllovenët

Hendboll

E pazakontë, Fatmir Muhaxheri si Herkules, nuk e ka as një ndihmës! Po çudit sllovenët

Nga: Kemajl Goca Më: 2 gusht 2022 Në ora: 18:25
Fatmir Muhaxheri

Fatmir Muhaxheri po mahnit komunitetin e hendbollit!

Fatmir Muhaxheri është trajner i Kombëtares së Kosovës U-18 (meshkujt) dhe nuk e ka as një ndihmës, as trajner të portierëve, në përgatitjet që po zhvillohen në Slloveni!

Çfarë i duhen ndihmësit zotëri Muhaxherit, kur vet punon me 20 lojtarë e me portierë, që në zhargonin sportiv mund të quhet një lloj buldozeri! 

Kosova po përgatitet në Slloveni vetëm me Fatmir Muhaxherin.

Këto përgatitje bëhen për Evropianin e muajit të ardhshëm.

“Po, Fatmir Muhaxheri është atje, ndërsa sa ka qenë në Kosovë, Nexhdet Dobroshi i ka mbajt 7-8 stërvitje me portierë, por në Slloveni nuk ka udhëtuar për shkaqe të obligimeve që ka në punë, ndërsa një ndihmës tjetër është me Covid 19 dhe ka mbet i vetëm Muhaxheri pa dëshirën e tij”, tha në kushte anonime një anëtar i bordit të FHK-së për gazetën “Bota sot”. 

Muhaxheri nuk ka marrë asnjë ndihmës tjetër, kësisoj po tregohet një Herkules i hendbollit, e ka marrë guximin i vetëm që të ballafaqohet me të gjitha sfidat në Slloveni.

Muhaxheri po bëhet shembull i trajnerëve, një model i ri, që edhe mund të kopjohet modeli i tij edhe nga sllovenët: Një trajner me 20 lojtarë!

E pazakontë, sigurisht edhe sllovënët nuk kanë pa ndonjë gjë të tillë deri me tash, një model të ri, një trajner me 20 lojtarë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat