Istogu - Çairi më 8 tetor 

Hendboll

Istogu - Çairi më 8 tetor 

Nga: K. G. Më: 4 gusht 2022 Në ora: 17:52
Istogu - Çairi më 8 tetor 

Kampionja e Kosovës, Istogu, e ka të qartë edhe ditën e zhvillimit të ndeshjes së parë me skuadrën shqiptare Çair, në kuadër të Kupës së EHF-it.

Faruk Shala, kryetrajner, synon që të përgatis ekipin sa më mirë por edhe të përforcohet edhe me ndonjë hendbollistë cilësore.

“EHF European Cup raundi i 2-të, Istogu - Çairi më 8 tetor në Istog.

Dashamirët e sportit në Istog e në veçanti ata të hendbollit ndeshja e parë evropiane i pret në muajin tetor, Istogu tani ka caktuar edhe datën e ndeshjes, me 8 Tetor e presin Çairin nga Shkupi në ndeshjen e parë te Raundit të 2-të te EHF European Cup, ndeshja do të zhvillohet në palestren e Sporteve në Istog nga ora 18:00.

Istogasit tanimë janë bërë shembull për përkrahje të klubeve të qytetit si me pjesëmarrje masive ashtu edhe me kulturë të lartë, anim korrekt.

KHF Istogu ju mirëpret aty ku bëhet me së miri, pra ne palestrën e qytetit në Istog”, njofton KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat