Faton Hasani: Kastrioti do të kompletohet deri në fundjavë

Hendboll

Faton Hasani: Kastrioti do të kompletohet deri në fundjavë

Nga: K. G. Më: 9 gusht 2022 Në ora: 13:05
Faton Hasani

Kastrioti i Ferizajt (meshkujt) po mobilizohet për edicionin e ri të Superligës së Kosovës po ashtu edhe për ndeshjet ndërkombëtare, të paktën kështu premton Faton Hasani, kryetar i klubit.

Kastriotit bëhet gati edhe për sfidat evropiane ndaj Graçanicës së Bosnjës dhe Hercegovinës po ashtu edhe të jetë sa më i gatshëm për Kampionatin e Kosovë. Sipas tij, brenda javës do të sjellin përforcime. 
 
“Kryesia e KH Kastriotit njofton sportdashësit dhe simpatizuesit e klubit se po punon intensivisht dhe është në kontakte të vazhdueshme me lojtarë brenda dhe jashtë vendit të cilët kanë shprehur gatishmërinë për të ju bashkuar Kastriotit, dhe ditët në vijim deri në fund të javës do të kompletohet përbërja e skuadrës, dhe të njëjtën kohë po bëhen përgatitjet e duhura për lojën e cila do të zhvillohet në Bosnje në muajin shtatorë .

Gjithashtu sponzori gjeneral  Alwera Invest dhe sponzor të tjerë kanë konfirmuar vazhdimin e kontratave për sponzorim të dy klubeve meshkujve dhe femrave dhe përkrahje maksimale për të dyja klubet .

Me këtë angazhim të kryesisë e cila është funksionale dhe bashkërendit të gjitha vendimet me koncenzues ,me skuadrën e cila do të kompletohet deri në fund të javës pritet që Kastrioti të ketë rolë dominant në tabelë dhe do të arrijë rezultatet të cilat i synon”, ka shkruar Faton Hasani në profilin e klubit në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat