Dardan Dugolli, besnik i Kastriotit! 

Hendboll

Dardan Dugolli, besnik i Kastriotit! 

Nga: K. Goca Më: 10 gusht 2022 Në ora: 13:51
Dardan Dugolli

Shumë shokë po iu largohen në klube të tjera, ndërsa Dardan Dugolli nuk e ka ndërmend por është besnik i klubit.

I rritur dhe i kalitur në frymën e klubit me renome Kastrioti, sakrifikues deri në pikën e fundit për kolektivin, qoftë nevoja edhe do të vdes për fanellë!  

Dugolli, plot 12 vite besnik ndaj klubit, edhe pse shumë momente ku klubi ishte në probleme financiare, ai asnjëherë nuk e sjelli në mendje largimin dhe sakrifikoi për ngjyrat bardh e kaltër.

Stërvitet me krenari në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj, përplot optimizëm dhe me bindje se me kalimin e kohës do të janë edhe më të fuqishëm. 

Dardani i përket gjeneratës kampion të prof. Ismet Jupës, ku ishte e të njëjtës gjeneratë me Festim Mustafën, Etrit Hoxhën, Aldi Rudarin, Liridon Esati, Lulzim Shabani etj. 

Mirëpo nga këta lojtar i vetmi Dardani që nuk ka ndryshuar ekip. 

Ky është viti i 13-të i djaloshit si hendbollist i Kastriotit. 

Dardani në këtë sezon ishte me perfomanca fenomenale dhe ishte prej më të mirave deri me tani në karrierë, ku ishte edhe lojtari i ndeshjes në finale ndaj Besa Famgas.

Portieri i mirë është sa gjysma e ekipit, kështu është Dardani.

Është me fat Kastrioti që ka një portier të shkëlqyer, besnik dhe siç thuhet në zhargonin sportiv edhe në ditët më të vështira nuk e “tradhtoi”, edhe as sot nuk ia kthen shpinën sepse e ka dashuri të përjetshme ngjyrën bardhë e kaltër.

I shkëlqyer në fushë, i mrekullueshëm në jetën private!  

Dardan Dugolli, është më i merituari që ekipi ka qenë në finale dhe sot është krenari për vet kolektivin që e ka brenda një talent të madh, që e lakmojnë shumë klube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat