Të premten shorti i Final4 të Kupës së Kosovës

Hendboll

Të premten shorti i Final4 të Kupës së Kosovës

Më: 12 prill 2024 Në ora: 12:53
Foto ilustrim

Të premten tërhiqet shorti i ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll, përkatësisht i Final4.

Shorti do të tërhiqet për të dy gjinitë.

Tërheqja e shortit bëhet prej orës 14:00.

Trepça, Besa Famgas, Rahoveci dhe Kastrioti janë në gjysmëfinale te hendbollistët. Trepça është fituese në fuqi e trofeut të Kupës së Kosovës.

Te hendbollistet, Istogu është fitues në fuqi i Kupës.

Pos Istogut në gjysmëfinale janë kualifikuar edhe Ferizaj, Samadrexha e Vushtrria. Gara për Kupë pritet të jetë shumë interesante.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat