Gjeneratori i prishur në palestrën e sportit në Ferizaj, kush duhet të jap përgjegjësi?

Hendboll

Gjeneratori i prishur në palestrën e sportit në Ferizaj, kush duhet të jap përgjegjësi?

Nga: Kemajl Goca Më: 30 gusht 2022 Në ora: 19:00
Palestra e sportit në Ferizaj,

Dje në orët e mbrëmjes, dëshpërim i madh në radhët e klubit të hendbollit me renome Kastrioti i Ferizajt (meshkujt).

Hendbollistët nuk i nisin stërvitjet, salla në errësirë, ndërsa gjeneratori është prishur!

Hendbollistët diskutonin mes vete dhe mallkonin, njëri thoshte nuk ka naftë, tjetri është prishur!

Askush nuk fliste me emër për këtë problematikë të madhe, nga frika se mund t’ju hakmerren!

Kush është përgjegjës për gjeneratorin e palestrës së sportit në Ferizaj?

Në këto kohë reduktimesh, si mund të stërviten hendbollistët apo volejbollistët. 

As në dritat e qiriut nuk ka gjasa as minimale, se nuk ndriçon!

A është turp i madh që shkaku i gjeneratorit të prishur mos të stërviten hendbollistët siç ndodhi të hwnën e 29 gushtit? 

Njëri nga hendbollistët tha, është në defekt, se për naftë disi ia kishim bërë.

Kampionati në hendboll fillon me 17-18  shtator, nëse vazhdojnë problemet me rrymë, nuk ka gjasa të zhvillohen ndeshjet nëse gjeneratori nuk rregullohet!

“Gjeneratori është prishur dhe askush nuk e ka dërguar me rregulluar. Me thanë se merr kohë, të paktën dy javë  mu rregullu. Mos ma përmend emrin, se e kam ndërmend me apliku për punë e me hakmerren”, tha të hënën mbrëma njëri nga pjesëtarët e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat