HC Baku pret fituesin e takimit Kastrioti - Graçanica

Hendboll

HC Baku pret fituesin e takimit Kastrioti - Graçanica

Nga: K. G. Më: 6 shtator 2022 Në ora: 16:12
HC Baku pret fituesin e takimit Kastrioti - Graçanica

Sot në Vjenë është hedhur shorti për xhiron e dytë të Kupës së Evropës në hendboll (meshkujt).

Ekipi Baku nga Azerbajxhani e pret fituresin e sfidës mes skuadrës Kastriotit të Ferizajt (meshkujt) dhe asaj boshnjake, Graçanica. 

“Nëse djemtë tanë në fundjavë do të ishin më të mirë se KH Kastrioti nga Kosova, si kundërshtar të radhës do të kemi HC Baku nga Azerbajxhani.

Ndeshja e parë do të luhej në Graçanicë.

Suksese të gjitha klubeve të Bosnjës në kompeticionin e ardhshëm”, shkruan në faqen e Graçanicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat