Graçanica shijon Kastriotin e madh dhe i gëzon shikuesit me fitore të thellë

Hendboll

Graçanica shijon Kastriotin e madh dhe i gëzon shikuesit me fitore të thellë

Nga: Kemajl Goca Më: 10 shtator 2022 Në ora: 19:38
Pamje nga ndeshja

Kastrioti i madh, kështu vlerësohej nga ekipi boshnjak Graçanica. 

Klub i hendbollit Graçanica ka shënuar fitore të thellë me rezultat 36:22 (19:10) ndaj Kastriotit të Ferizajt, në ndeshjen e parë të rrethit të parë të Kupës së Evropës.

Ferizajasit treguan lojë teje të dobët dhe për çdo kritikë, sigurisht se do të justifikohen për shkak se nuk kanë mundur të përgatiten si duhet në mungesë të palestrës në Ferizaj, e cila tash e një kohë është në renovim dhe në gjendje katastrofë.

Kastrioti e nisi me 1:0, 2:1, por me pas Graçanica diktoi ritmin e lojës, duke avancuar me 2:11 dhe e përmbylli pjesën e parë me 9 gola, (10:19). 

Në pjesën e dytë, Kastrioti i pa forcë dhe i dorëzuar, tentonte të shmangte humbjen e thellë, por pa sukses.

Hendbollisti Adi Mehmexhehajiq është me efikasi të Graçanica, me 14 gola, ndërsa Festim Mustafa me 7 gola është më efikasi të Kastrioti. 

Graçanica veç ka bërë hapin e parë drejt kalimit në rrethin tjetër, ndërsa nesër në orën 18.00 luhet ndeshja e dytë po në Graçanicë, pasi klubet janë marrë vesh që të dy ndeshjet të luhen në konak të skuadrës boshnjake. 

Kastrioti - Graçanica 22:36

Palestra e sportit në Graçanicë.
Shikues: 1000.
Gjyqtarë: D. Bozhinovski e V. Bachevski (Maqedonia e Veriut): 
Shtatëshet Kas. 5 (3), Graçanica 2 (1)
Përjashtimet: Kas. 2 minuta dhe Graçanica 4 minuta. Kastrioti: Dugolli, Mustafa 7, Mehmeti 4, Bislimi 3, Selmani 2, Anastasovski 2, Ristovski 2, Syla 2, Bega, Shabani, Bytyqi, Brahimi dhe Esati.
Graçanica: Xhanbegoviq 1, Mehmexhehajiq 14, Tufekçiq 5, O. Mehmedoviq 3, Xhinoviq 3, Trkulja 3, Musiq 3, Jeremiq 3, Dragiçeviq 1, Shabiq, D. Mehmedoviq, Lasica, Ametasheviq, Xhanbegoviq, Bizhiq dhe Meshinoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat