Kolgeci takohet me kryetarin e Prishtinës

Hendboll

Kolgeci takohet me kryetarin e Prishtinës

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 15:26
Kolgeci takohet me kryetarin e Prishtinës

Federata e Hendbollit e Kosovës po vazhdon përgatitjet për garën shumë me rëndësi, IHF Trophy, që muajin e ardhshëm mbahet në Prishtinë.

Për koordinim sa më të mirë dhe me qëllim që IHF Trophy të jetë një organizim shembullor, të premten kryetari i Këshillit Organizativ të kësaj ngjarjeje, Edi Kolgeci, ka mbajtur takim me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe drejtorin për sport të Komunës së Prishtinës, Granit Rugova.

Gjatë takimit, Kolgeci ka njoftuar Ramën dhe Rugovën lidhur me aktivitetin dhe rëndësinë e tij për hendbollin dhe qytetin e Prishtinës. IHF Trophy për zonën evropiane mbahet për grupmoshën U18 dhe U20, ndërsa do të marrin pjesë përfaqësuese të ndryshme evropiane.

Është një rast i mirë për të siguruar kualifikimin në Botëror. Kolgeci është edhe anëtar i Bordit të FHK-së dhe kryetar i klubit të hendbollit Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat