FHK ndale këtë fenomen ose hiqni dorë nga Kupat e Evropës! Mos lejoni dëmtimin e imazhit të Kosovës

Hendboll

FHK ndale këtë fenomen ose hiqni dorë nga Kupat e Evropës! Mos lejoni dëmtimin e imazhit të Kosovës

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 8 tetor 2022 Në ora: 13:41
FHK

Ke lojtare, ke para, ke organizim, urdhëro e garo në garat evropiane! Nuk ke para, nuk ke organizim, nuk ke lojtare, sa më larg garave evropiane, mos na turpëroni!

Kosova është shtet, ka sporte me traditë, ka reputacionin e vet! Kosova nuk duron që disa klube të shkojnë vetëm si në ekskursion, pa rezultate dhe me humbje të thella, aq më keq që dy ndeshje t’i luajnë në konak të ndonjë skuadre evropiane.

Kosova ka publikun e mrekullueshëm, e kuptojnë fitoren, barazimin qoftë edhe humbjen e thellë në konak të tyre dhe dijnë t’i duartrokasin të tria, ta komplementojnë rivalen. Ne jemi shteti më mikpritës në Evropë.

Kosova ka publikë që e lakmojnë shumë shtete, publiku i Kosovës nuk meriton dënimin, se disa klube vendosin dy ndeshje t’i luajnë në një shtet tjetër! 

Atëherë çfarë po do në Evropë? Vetëm për të shkuar në ekskursion dhe fare nuk po mërzitesh për publikuan tuaj? 

Federata e Hendbollit e Kosovës, ta ndalojë këtë fenomen ose hiqni dorë nga Kupat e Evropës! Mos lejoni dëmtimin e imazhit të Kosovës respektivisht hendbollit.

Më mirë shkoni veç me një ose dy ekipe, sesa në këtë formë.  Kjo nuk është panoramë e mirë.

Kosova nuk është në gjendje lufte dhe as në një situatë të pazakontë. Kosova ka palestra të bukura, me standarde! FHK, vendose rregullin e qartë për të gjitha klubet, garoni ashtu si e do rendi ose nuk ka Evropë! FHK, duhet ta ketë të qartë një herë e përgjithmonë, se garimi me 6 ose 8 ekipe në Evropë, dhe zhvillimi i dy ndeshjeve në garat evropiane si mysafirë, kjo është për faqe të zezë, nuk është panoramë e mirë.

FHK, vendosni rregullin e artë: Kush ka para, kush ka lojtare dhe kush luan ndeshjen edhe brenda Kosovës, garon në Evropë, ndryshe mos lejoni! FHK, a doni sport a doni ekskursion? Zgjidhni dhe deklarohuni publikisht! A jeni për sport a jeni për ekskursion?

Zgjidhni! Nëse nuk e zgjdhni këtë fenomen, FHK del fajtorja më e madhe! sepse nuk e frenon këtë dukuri! Nuk mund ta zgjidhni, jepni dorëheqje! Nuk ka hajgare me sport!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat