Reprezentuesit i luajnë ndeshjet e fundit para grumbullimit me Kosovën

Hendboll

Reprezentuesit i luajnë ndeshjet e fundit para grumbullimit me Kosovën

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 11:17
Reprezentuesit i luajnë ndeshjet e fundit para grumbullimit me Kosovën

Kombëtarja e Kosovës është grumbulluar të shtunën për ndeshjet e javës së ardhshme me Malin e Zi dhe me Slloveninë. Janë ndeshjet e para të kualifikimeve për Euro 2024.

Derisa në Superligën tonë nuk ka pasur ndeshje për shkak të angazhimit të lojtarëve në ekipet kombëtare – A, U20 dhe U18 – hendbollistët e Kombëtares A në vendet evropiane kanë luajtur ndeshje të xhiros së rregullt. Ishin këto ndeshjet e fundit para grumbullimit të tyre me Kombëtare.

Në Superligën e Zvicrës, Kreuzlingeni humbi 32:26 në shtëpi nga Otmar St. Gallen. Bujar Ramosaj shënoi 5 gola nga 8 tentime për Kreuzlingenin. Drenit Tahirukaj i shënoi po ashtu 5 gola nga 9 tentime. Drilon Tahirukaj i kishte 2 gola nga 3 tentime, ndërsa Haris Berisha bëri 7 pritje. Ramosaj nuk grumbullohet me Kosovën për shkak të obligimeve personale.

Për shkak të lëndimit mungon edhe Valon Dedaj, që po i mungon edhe Kreuzligenit.
Kreuzlingeni ka humbur shtatë ndeshjet e deritashme. Është në pritje të pikëve të para në Superligë.
Luigj Quni nuk realizoi gola për Amicitia Zuerich që humbi 33:28 derbin me Kadetten Schaffhausen.

Por Quni dha kontribut te Zuerichu.
Kastriot Jupa me LHC Cottbus ka barazuar 21:21 në udhëtim me BFC Preussen, në Gjermani. Jupa është kapiten për dy ndeshjet e ardhshme të Kombëtares, ndërsa po kalon formë të mirë. Të shtunën i shënoi katër gola.
Në Suedi, Leonard Gegaj i shënoi 2 gola për Vinslovs HK që fitoi 24:22 ndaj IKF Karlskrona.

Te Karlskrona portier është Flamur Gërbeshi, tjetër reprezentues i Kosovës. Ndeshja i takoi kategorisë së dytë suedeze.
Në Kroaci, Matej Taci shënoi 3 gola nga 3 tentime për Varazhdinin që fitoi 38:35 ndaj Metkoviqit. Liridon Zena humbi me skuadrën Rudar Adria Oil nga skuadra Opuzen me rezultat 29:26.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat