Bozhoviq: Kosova është në ngritje

Hendboll

Bozhoviq: Kosova është në ngritje

Nga: K. Goca Më: 11 tetor 2022 Në ora: 16:02
Mali i Zi

Kombëtarja malazeze e hendbollit (meshkujt) e pret Kosovën në startin e kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024 të mërkurën nga ora 18:00 në arenën “Bemax” në Podgoricë, shkruan mediumi malazeze “Vijesti”,

Pas kësaj sfide Mali i Zi  ndeshet në udhëtim me Bosnjën dhe Hercegovinës, me ambicie që t’i fitojë katër pikë. Portieri malazez Nebojsha Simiq shpreh optimist para sfidës me Dardanët.

“Gjithmonë theksojmë se synimi ynë është vazhdimësia. Ne siguruam kualifikimin në Kupën e Botës, tashmë këtë javë mund të bëjmë një hap të madh drejt Kampionatit Evropian dhe mendoj se kjo është pritshmëri reale. Duhet të luajmë si favorit dhe synojmë dy fitore rresht”, tha ndër të tjera Simiq.

Mali i Zi dhe Kosova u ndeshën dy herë në të kaluarën në kualifikueset për Kampionatin Evropian, të dy herët malazezët fituan me rezultat 27:22 në Prishtinë dhe 32:25 në Podgoricë.

“Duhet të vazhdojmë në ritmin me të cilin luajtëm në Kampionatin Evropian dhe të mos ketë probleme edhe pse Kosova është në ngritje. Ata po bëjnë mirë, po investojnë, ne nuk duhet të jemi të qetë. Megjithatë, ne e dimë se çfarë vlejmë dhe mund ta bëjmë, besoj në fitore”, tha hendbollisti Millosh Bozhoviq. 

“Mendoj se meritojmë mbështetje e tifozëve dhe zemrat tona janë plot kur shohim tifozët tanë”, ka përfunduar Bozhoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat