Kosova para sfidës me Malin e Zi, Jupa optimist për paraqitje të mira

Hendboll

Kosova para sfidës me Malin e Zi, Jupa optimist për paraqitje të mira

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 22:07
Jupa

Pivoti Kastriot Jupa do të jetë kapiten i Kosovës në ndeshjet me Malin e Zi dhe Slloveninë. Janë ndeshjet e para të kualifikimeve për Euro 2024.

Jupa ka përvojë të gjatë dhe për një dekadë ishte prej lojtarëve kryesorë të Kosovës. Ai e di rëndësinë e ndeshjeve të para të një cikli kualifikues.

Kosova të mërkurën luan në Podgoricë me Malin e Zi, ndërsa të dielën e presim Slloveninë në Prishtinë.

Ndeshja në Podgoricë luhet prej orës 18:00.

“Kemi mungesa të shumta për shkak të lëndimeve, por e kemi dëshmuar gjithmonë që jemi kundërshtar i fortë për çdo ekip, sidomos në shtëpi. Presim lojë shumë të fortë kundër Malit të Zi dhe Sllovenisë.

Nuk jemi autsajder në këtë grup.

Kemi shpresa për kualifikim dhe shpresoj që këto dy ndeshjet e para të kemi rezultat pozitiv, sidomos kundër Malit të Zi. Shpresoj që të jemi të gjithë njëqind për qind dhe besoj që do të kemi paraqitje të mirë”, thotë Jupa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat