Mediumi slloven: Sllovenia për herë të parë ndeshet me Kosovën! Zorman ka dy fjalë për Prishtinë 

Hendboll

Mediumi slloven: Sllovenia për herë të parë ndeshet me Kosovën! Zorman ka dy fjalë për Prishtinë 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 14 tetor 2022 Në ora: 23:09
Sllovenia

Të dielën hendbollistët e kombëtares së Sllovenisë i pret ndeshja e dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024 në Gjermani. Pas fitores ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës, skuadra e Urosh Zormanit do të vizitojë Kosovën dhe luajnë në orën 19:30, shkruan mediumi slloven “rtvslo.si”.

“Përballja mes Sllovenisë dhe Kosovës në Prishtinë, do të jetë ndeshja e parë mes tyre në histori. Skuadra e Zormanit ka hyrë me sukses të enjten në ndeshjet kualifikuese. Rruga drejt paraqitjes së 14-të në garën finale të Kontinentit të Vjetër nisi me një fitore të thellë në Maribor (28:20)”, shkruan me tej media sllovene.

“Kombëtarja e Kosovës po përparon vit pas viti. Ata luajtën shumë mirë në kualifikueset e fundit.

Duhet të jemi sa më të kujdesshëm që të mos biem në kurth.  Loja në Prishtinë sigurisht që nuk do të jetë e lehtë. Ne duhet ta luajmë ndeshjen në nivelin më të lartë të mundshëm, sepse vetëm kështu mund t'i përmbushim pritshmëritë tona”, tha përzgjedhësi Zorman para udhëtimit në Prishtinë. 

"Ne nuk e shikojmë rivalin tonë, qasja jonë duhet të jetë gjithmonë në nivelin më të lartë të mundshëm. Para fillimit të kësaj jave i kemi vendosur vetes dy fitore. Të parën e arritëm dhe të dytën do të kërkojmë të dielën. Kësaj radhe duam ta përfundojmë me sukses ndeshjet tona”, tha hendbollisti Jaka Malus. 

“Ne po shkojmë në Prishtinë për të fituar. Ne do të luajmë ndeshjen ashtu siç e dimë, pa nënvlerësimin më të vogël. Duhet të luajmë për veten tonë, për Slloveninë”, tha Blazh Blagotinshek, i cili e kaloi shifrën e 200 golave në fanellën e Sllovenisë kundër ekipit boshnjak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat