Edi Kolgeci: Se sa është i rëndësishëm investimi në rini dhe sport tregon shembulli i britanikëve 

Hendboll

Edi Kolgeci: Se sa është i rëndësishëm investimi në rini dhe sport tregon shembulli i britanikëve 

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 12:02
Edi Kolgeci në mes britanikëve

Vetëm me punë dhe investime shkohet përpara. Britania e Madhe U20 është shembulli më i mirë, kombëtare që fitoi Kampionatin IHF Trophy për zonën evropiane dhe do të paraqiten në fazën interkontinentale në hendboll. 

Presidenti i klubit të hendbollit Prishtina (meshkujt), Edi Kolgeci, njëherësh anëtar i bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës, ka marrë për bazë suksesin e britanikëve. 

“Se sa është i rëndësishëm investimi në rini dhe sport tregon edhe shembulli i britanikëve të rinj të cilët para 3 viteve ishin vetëm në faza fillestare të hendbollit.

Në IHF Trophy organizuar në Prishtinë, Britanikëve fituan kampionatin për zonën evropiane dhe do të paraqiten në fazën interkontinentale në gara për të arritur edhe në Kampionatin Botëror.

Komplimente për punën dhe organizimin e kësaj ngjarje të gjithëve duke filluar nga vajza simpatike", - ka shkruar Kolgeci në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat