Suzana Ujkiq shënon 5 gola për fitoren e ekipit Yutz në Francë

Hendboll

Suzana Ujkiq shënon 5 gola për fitoren e ekipit Yutz në Francë

Nga: K. Goca Më: 16 tetor 2022 Në ora: 15:13
Suzana Ujkiq

Hendbollistja e kombëtares së Kosovës, Suzana Ujkiq, mbrëmë ka treguar lojë të mirë për ekipin Yutz, duke e mposhtur me rezultat 39: 24 Achenheim/Trucht, në kuadër të ligës kombëtare (Liga e Tretë e Francës). 

Ujkiqi ka treguar angazhim të madh në mbrojtje po ashtu me pesë gola ka ndihmuar ekipin në fitoren e madhe. 

Përveç kësaj, Ujkiq nxori edhe katër penallti, e cila ka qenë prej lojtareve më të mira.   

Yutz renditet në vend të tretë me 11 pikë, katër me pak se Metz HB.

“Treguam lojë të mirë, të gjithë u angazhuam dhe si fryt i lojës kolektive arritëm edhe fitoren bindëse”, - tha Ujkiq për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat