Çairi shkëlqen dhe kualifikohet, Istogu pa koncept të lojës

Hendboll

Çairi shkëlqen dhe kualifikohet, Istogu pa koncept të lojës

Nga: K.G. Më: 16 tetor 2022 Në ora: 18:30
Pamje nga ndeshja

Skuadra shqiptare Çairi nga Maqedonia e Veriut, kualifikohet në rrethin e tretë të Kupës së Evropës në hendboll.
Vashat e Çairit u treguan më të mira nga minuta e parë e deri në fund, duke i dhënë leksion me rezultat 33:26 (16:12) kampiones dhe fitueses së Kupës së Kosovës.

Kryetrajnerit të Çairit, Basri Latifit, i ka mjaftuar ndeshje e parë për t’i pa dobësitë e Istogut dhe në ndeshjen e dytë nuk e fali, duke demoluar midis Istogut.

Çairi me meritë kualifikohet, ndërsa Istogu nuk ka treguar asgjë, lojë pa koncept  dhe aq me tepër që ka përforcime lojtare si nga Mali i Zi, Tunizia e Brazilit.

Edhe një herë u dëshmua se përforcimet nuk sollën asgjë të re dhe nuk janë të nivelit që mund të arrijnë rezultate ndërkombëtare. 

Pjesa e parë në dominim të Çairit, e cila edhe kur pati katër minuta një lojtare jashtë e ndëshkoi Istogun që luajti pa koncept dhe është për çdo kritikë.  

Pjesa e parë u përmbyllë me 16:12 në favor të Çairit. NË pjesën e dytë vashat e Çairit shtuan epërsinë në tetë gola 30:22 në minutën e 53-të.

Çairi ngadhënjeu me rezultat 33:26 duke përmbysur humbjen e djeshme me 34:33 nga Istogu. 
Nikollovska me 8 gola është më efikasja të Çairi dhe Luna e Dinarica me 8 nga gola, Rocha me 7 në radhët e Istogut.

Çairi – Istogu 33:26
Palestra e sportit në Istog.
Shikues: 1.000.
Çairi: Kojoviq, Gulicoska 5, Xhamkiq 6, Gjorgjievska 6, Nikollovska 8, Rrahmani 4, Mikhelidze 4, Damchesk, Ramadani, Ramuko, Miftari, Rexhep, Chkhaidze, Filiposka, Aleksoska dhe Sali.
Istogu: Kelmendi, Luna 8, Dinarica 8, Pieres da Rocha 7, Limem 1, Milaniq, Hetemi 1, Shatri, Milatoviq 1, A. Rugova, Brahimaj, D. Rugova. Ferataj. Berisha, Ahmetxhekaj dhe Bytyqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat