Rahmani pasi eliminuan Istogun: Jam e lumtur, nuk kemi dyshuar në kualifikim

Hendboll

Rahmani pasi eliminuan Istogun: Jam e lumtur, nuk kemi dyshuar në kualifikim

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 16:18
Rahmani

Hendbollistet e Çairit janë kualifikuar në rrethin e tretë të Kupës së Evropës në hendboll, pas fitores me rezultat 33:26 (16:12) ndaj Istogut në ndeshjen e dytë që është luajtur të dielën.

Vashat nga Çairi u treguan më të mira nga minuta e parë e deri në fund, duke i dhënë leksion me rezultat 33:26 (16:12) kampiones dhe fitueses së Kupës së Kosovës.

“Jam shumë e lumtur, pasi që u reflektua puna jonë e pandalshme që kemi bërë për këto dy ndeshje”, tha fillimisht kapitenia Leonora Rahmani për Open-TV.

“Duke parë punën dhe mundin që kemi bërë, kualitetin e ekipit, patjetër që kemi qenë optimist dhe nuk kemi dyshuar për këtë gjë. Do të thotë, kemi qenë shumë të sigurt për fitoren”, deklaroi Rahmani, e cila shënoi katër gola në këtë takim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat