Tina Hetemi: Istogu nuk ka tjetër synim përveç titullit të kampionit 

Hendboll

Tina Hetemi: Istogu nuk ka tjetër synim përveç titullit të kampionit 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 22 tetor 2022 Në ora: 19:17
Tina Hetemi

Istogu sundon edhe këtë edicion dhe ka shënuar pesë fitore rresht në Superligën e Kosovës, duke udhëheq kreun me 10 pikë të mbledhura.

Tina Hetemi është prej hendbollisteve më të mira në vendin tonë, e cila mbrëmë ka pësuar një lëndim dhe pritet të mungojë për një periudhë të caktuar.

Lajmi konfirmohet edhe nga kampionet e Kosovës. 

“Lëndohet Tina Hetemi 3 deri 4 javë jashtë parketi!

Njëra ndër hendbollistet më në formë te Istogu këtë vit, Tina Hetemi, ka pësuar një lëndim Ferizaj në ndeshjen derbi të sezonit kundër Ferizajt.

Hetemi pritet ti mungoj skuadrës rreth një muaj.

Skuadra e Istogut i dëshiron shërim të shpejt hendbollistes tonë dhe rikthim të shpejt pranë skuadrës”, njofton KHF Istogu.

Nga ana tjetër, Tina Hetemi shpreson të rikthehet sa më shpejt në radhët e kampiones. 

Tina tha se ndihet e lumtur që Istogu po e dominon Kampionatin e Kosovës.

“Vet fakti që Istogu është pa humbje le të kuptoj që kemi punuar shumë gjatë këtyre muajve në përgatitje edhe gjithçka tjetër.

Patjetër që prej fillimi synimet e Istogut janë që të jemi kampion dhe do të shkojmë lojë pas loje të koncentruar që të arrijmë këtë në fund”, thotë Hetemi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat