Lladrovci i pakalueshëm për fitoren e Trepçës në derbi

Hendboll

Lladrovci i pakalueshëm për fitoren e Trepçës në derbi

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 23:27
Lladrovci i pakalueshëm për fitoren e Trepçës në derbi

Portieri Meriton Lladrovci ka shfaqur formë të lartë të shtunën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec. Dhe ishte më meritori për fitoren e Trepçës në ndeshjen e fortë dhe shumë dramatike ndaj Rahovecit.
Trepça fitoi me një gol dallim, 25:24.

Ndeshja Rahoveci – Trepça i ka takuar javës së pestë të Superligës së hendbollisteve. Mysafirët kanë hapur ndeshjen më mirë dhe kanë krijuar epërsi solide. Por vendasit, ndonëse thuajse gjatë tërë kohës në disavantazh, nuk janë dorëzuar për asnjë moment.

E barazuan rezultatin në 21:21, por më pas dështuan në disa aksione. Sërish Trepça krijoi epërsi prej tri golave, por Rahoveci u afrua në një gol dhe madje kishte mundësitë për të barazuar rezultatin në 25:25.

Por Lladrovci ndali edhe gjuajtjen e fundit të “vreshtarëve” dhe kështu ndeshja me fund dramatike përfundoi me fitoren e Trepçës. Portieri i skuadrës mitrovicase i kishte 20 pritje.
Edhe skuadra vendase ka shfaqur lojë të mirë, ndërsa në momente i ka munguar edhe fati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat