Ferizaj fiton në Samadrexhë

Hendboll

Ferizaj fiton në Samadrexhë

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 22:43
Ferizaj fiton në Samadrexhë

Me ndeshjen Samadrexha – Ferizaj është mbyllur xhiroja e pestë në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).

Kjo ndeshje u luajt të dielën pasdite dhe u fitua nga hendbollistet e Ferizajt me rezultat 34:28.

Ferizaj shfaqi më shumë në pjesën e parë dhe u shkëput deri në 12 gola. Në pjesën e dytë, vendaset u afruan në rezultat, por fitorja e Ferizajt nuk u rrezikua.

Albulena Kelmendi i shënoi 8 gola për Ferizajn. Nga 4 i kishin Mimoza Sefedini, Simone Keita dhe Elena Bytyqi.

Te Samadrexha, 8 gola i shënoi Aulona Maloku. Nga 5 i shënuan Agnesa Surdulli, Teuta Maloku dhe Fatime Basholli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat