Suzana e gëzon KHF Istogun, e ndihmon me topa

Hendboll

Suzana e gëzon KHF Istogun, e ndihmon me topa

Nga: K.G.. Më: 28 tetor 2022 Në ora: 17:42
Suzana Ujkiq e Faruk Shala

Hendbollistja e skuadrës franceze, Yutz, Suzana Ujkiq, e ka ndihmuar kampionen e Kosovës, Istogun.

Suzana e ka ndihmuar me 10 topa ekipin e Istogut (femrat), duke ia lehtësuar edhe më shumë punën në këtë aspekt.

Tani Istogu ka topa me bollëk.

Burimet brenda klubit të Istogut, thonë se është një ndihmë sado simbolike aq edhe e nevojshme për këtë klub, që kryeson me 10 pikë (5 fitore) renditjen në elitën e hendbollit të Kosovës.  

Image

“Është një ndihmë e mirëseardhur nga ish lojtarja jonë, e cila nuk e harron klubin në asnjë moment dhe i jemi mirënjohës për këto topa”, tha një burim brenda klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat