Test i suksesshëm me Greqinë

Hendboll

Test i suksesshëm me Greqinë

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 19:42
Test i suksesshëm me Greqinë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) ka luajtur të shtunën mbrëma ndeshjen e parë testuese me Greqinë. Ndeshja u luajt në Selanik, ndërsa Kombëtarja vendase fitoi me rezultat 30:26.

Paraqitja e vajzave tona ishte shumë e mirë, ndërsa selektori Agron Shabani është ndarë i kënaqur me paraqitjen.

Rezultati ishte thuajse i barabartë gjithë kohën, ndërsa në fund ndikuan edhe disa vendime të gjyqtarëve vendas.

"Jam shumë i kënaqur me paraqitjen. Ky grup po luan së bashku për herë të parë pas tri vjetësh.

Kthimi i Leonora Demajt si kapitene, pastaj i Arlinda Hajdari dhe të tjerave ishte shumë pozitiv. Të gjitha lojtaret kanë shfaqur nivel të mirë. Na mbetet t'i bëjmë edhe disa përmirësime, por testi i parë ishte shumë pozitiv. Lojtaret i janë përmbajtur detyrave dhe ne jemi të kënaqur", ka thënë selektori Shabani.

Ndeshja e dytë testuese me Greqinë është nesër.

Këto ndeshje shërbejnë për të gjetur formën për sfidat kualifikuese me Ishujt Faroe që luhen të enjten e të shtunën në Istog.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat