Kosova fiton ndaj Ishujve Faroe, bën hapin e parë drejt kualifikimit

Hendboll

Kosova fiton ndaj Ishujve Faroe, bën hapin e parë drejt kualifikimit

Nga: K. Goca Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 21:06
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore me rezultat 27:24 (14:13) ndaj Ishujve Faroe, në ndeshjen që u luajt në palestrën e sportit në Istog, në kuadër të ndeshjes së parë kualifikuese për Kampionatin Botëror në hendboll.

]Në një atmosferë të mirë, me një lojë të mirë, vashat tona ia dolën të fitojnë sfidën e parë. 

Megjithatë e bën hapin e parë drejt kualifikimit por nuk duhet harruar faktin se i pret edhe ndeshja e kthimit dhe duhet ende punë.

Pjesa e parë me rivalitet të madh e cila u përmbyll me rezultat 13:14 në favor të Kosovës..

Hendbollistja Leonora Demaj shkëlqeu në 30 minutat e parë duke shënuar 8 gola.

Në pjesën e dytë vashat tona treguan lojë të mirë dhe e rritën epërsinë në pesë gola (24:19) në minutën e 53-të.

Lojtaret e Ishujt Faroe shfrytëzojnë gabimet e vashave tona dhe ngushtojnë rezultatin në 24:22 në minutën e 52-të.

Në minutën e 56-të, Kosova shtoi epërsinë në 4 gola (27.23).

Vashat Dardane shënuan fitore me rezultat 27:24 ndaj Ishujt Faroe. 

Leonora Demaj është më efikasja të Kosova, me 9 gola, e ndihmuar nga Fitore Aliu 4, Marigona Hajdaraj 4, Mirela Gjikokaj 3, Pashke Marku 2 sosh etj. 

Te ishujt Faroe, Marianna Geirsdottir Eystberg është më efikasja me 10 gola, së bashku me Suna Hansen 7 sosh.

Ishujt Faroe - Kosova 24:27

Palestra e sportit në Istog.
Shikues; 1.300.
Gjyqtarë: Hatipoglu Unlu, Mehtap Simsek (Turqia).
Ishujt Faroe: Wardum, Geirsdottir 10, Hansen 7, Olsen 1, Mittun 5, Egholm, Mortensen, Johansen 1, Olsen, Weyhe, Brandenborg, Bentsdóttir, Palsdottir, Sveinbjørnsdóttir, Bentsdóttir dhe Petersen,  
Kosova: Kelmendi, Demaj 9, Aliu 4, Gjikokaj 3, M. Hajdari 4, Mulaj, Shatri 1, Ar. Hajdari 1, Marku 2, M. Mulaj 1, Mehmeti, Milatoviq, Rugova 1, Rexhepi, Ujkiq 1 dhe Ajmetxhekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat