Flamuri i Kosovës në ndeshjen që shtetet nuk e njohin shtetin tonë

Hendboll

Flamuri i Kosovës në ndeshjen që shtetet nuk e njohin shtetin tonë

Nga: K. Goca Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 22:42
Flamuri i Kosovës, në anën e majtë lart

Gjyqtarët e Kosovës, Eshref Beqiri dhe Ilir Krasniqi, sot kanë referuar ndeshjen ndërkombëtare në Ljubuski të Bosnjës dhe Hercegovinës.

HC Izvidac nga Bosnja u ballafaquar me MSK Povazska Bystric nga Sllovakia, duke e mposhtur me rezultat 36:32, në kuadër të rrethit të dytë të Kupës së Evropës. 

Skuadra sllovake falë fitores në takimin e parë, kualifikohen më tej. 

Në palestër ishte i pranishëm edhe Flamuri i Kosovës krahas atij të Bosnjës, Sllovakisë dhe Mali i Zi, kjo e fundit e njeh shtet Kosovën. 

Beqiri dhe Krasniqi e ndanë drejtësinë me autoritet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat