Demaj, dy ndeshje, 20 gola

Hendboll

Demaj, dy ndeshje, 20 gola

Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 12:09
Demaj

Dy ndeshje, 20 gola. Kapitenja jonë, Leonora Demaj, ishte e pandalshme në ndeshjet me Ishujt Faroe.

Dhe ajo ishte bindshëm golashënuesja më e mirë në fazën e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2023.

Lojtaret tjera më efikase i kanë shënuar nga 17 gola.

Demaj vazhdimisht është shquar me numrin e madh të golave që ka shënuar për Kosovën dhe për efikasitetin e lartë.

Ajo është kthyer pas tri vjetësh në Kombëtare dhe ka shfaqur vlerat.

Në fazën e parë kualifikuese janë paraqitur 18 ekipe kombëtare. Janë luajtur 18 ndeshje dhe Kosova është prej fitueseve më të mëdha. Demaj po ashtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat