Jusuf Gërvalla fiton në Samadrexhë

Hendboll

Jusuf Gërvalla fiton në Samadrexhë

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 22:35
Jusuf Gërvalla fiton në Samadrexhë

Jusuf Gërvalla ka fituar pikë të rëndësishme të dielën. Në udhëtim, përkatësisht në Samadrexhë, skuadra deçanase ka fituar me rezultatin 34:30.

Ndeshja Samadrexha – Jusuf Gërvalla i ka takuar javës së nëntë, të fundit të stinorit vjeshtor në Superligën e hendbollisteve.

Ndeshjen më mirë e hapën mysafiret, por vendaset u kthyen për të barazuar 12:12. 17:16 për Jusuf Gërvallën përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë ndeshja ishte e barabartë, por mysafiret gradualisht nisën shkëputjen. Një seri pas minutës së 50-të ishte vendimtare për fitoren 34:30 të Jusuf Gërvallës.

Agnesa Surdulli i shënoi 10 gola për Samadrexhën. 7 i kishte Aulona Maloku, ndërsa 6 i realizoi Arlinda Maloku.

Te Jusuf Gërvalla 16 gola i shënoi Arjeta Imeraj. 8 i shënoi Nurije Çekaj, derisa 7 i kishte Ardiana Imeraj.

Jusuf Gërvalla është i teti me katër pikë. Samadrexha i ka dy pikë në vendin e nëntë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat