Erza Hasani sqarohet...

Hendboll

Erza Hasani sqarohet...

Nga: K. Goca Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 16:54
Erza Hasani

Flitet e përflitet se Erza Hasani nuk është kryetare në klubin e hendbollit Kastrioti të Ferizajt (femrat), pati të atillë edhe brenda klubit që e thonë këtë gjë.

Puna është ndryshe, më së miri e tregon Erza Hasani. 

Ajo thotë se është kryetare e klubit. 

“Nuk jam tërhequr as unë nga pozita e Kryetares dhe as Kryesia apo sponzorët gjithçka vazhdon të funksionoj pa asnjë ndryshim. 

Për shkak të angazhimeve në shkollimin tim dhe angazhimeve profesionale në kompaninë tonë e cila edhe është sponsor në klub, kemi shumë udhëtime zyrtare jashtë shtetit por mungesën time në këto raste e kompenson pjesa tjetër e kryesisë, trajneret dhe po ashtu kemi ndihmë profesionale edhe nga kryesia e klubit të meshkujve.

Klubi do të vazhdoj të funksionoj pa probleme dhe me synime që të përforcohemi edhe më tutje.

Trajneret dhe lojtaret po japin kontribut maksimal për rezultate sa më të mira dhe ne do të vazhdojmë t’i qëndrojmë klubit pranë”, thotë Erza për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat