Besa nuk ia del me kroatët, eliminohet nga Kupa e Evropës

Hendboll

Besa nuk ia del me kroatët, eliminohet nga Kupa e Evropës

Nga: K. G. Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 20:30
Besa

Besa Famgas e Pejës, kampion në fuqi i Kosovës, përkundër lojës së mirë, nuk ia doli ndaj ekipit kroat, Sesvete, në ndeshjen e kthimit të Kupës së Evropës.

Pejanët pësuan humbje si vendas me rezultat 27:28 (11:13) nga Sesvete dhe eliminohen nga garat evropiane.

Ndeshjen e parë Besa e ka humbur me 31:23 dhe eliminohen me rezultat të përgjithshëm 59:50.

Pjesa e parë përfundoi me 11:13 për kroatët por në pjesën e dytë kampioni i Kosovës, ka treguar lojë shumë të mirë duke avancuar në minutën e 58-të me 26:25, por më pas u barazua rezultati 26:26, 27:27 dhe fitojnë kroatët me 27:28. 

Ndeshje u karakterizua me një rivalitet të madh, dëshmia më e mirë është edhe rezultati.

Hendbollisti Egzon Gjuka me 7 gola, i ndihmuar nga Viktor Alonso me 6 e Nikolla Prçe me 4, ishin me efikasit të Besa. 
Patrik Hrshak me 7 gola, i ndihmuar nga Davor Gavriç me 6, Ivan Dumençiq me 5, më efikas të ekipi kroat.  

Sesvete kualifikohet në të tetën e finales së Kupës së Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat