Kombëtarja U17 e Kosovës, një grumbullim tjetër

Hendboll

Kombëtarja U17 e Kosovës, një grumbullim tjetër

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 19:29
Kombëtarja U17 e Kosovës

Hendbollistet e Kombëtares U17 të Kosovës do të kenë një grumbullim tjetër në fund të këtij muaji. Është ky grumbullimi i dytë që e mbanë kjo gjeneratë në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.

Kryetrajneri Mitat Ferati ka ftuar në grumbullim 28 lojtare. Baza po shkon duke u rritur e rrjedhimisht edhe konkurrenca për vend në Kombëtare.

Kështu synohet të rritet edhe cilësia, ndërsa gëzon fakti që shumë prej këtyre lojtareve janë të rëndësishme në skuadrat tona, por edhe në skuadrat e huaja ku ato bëjnë karrierë.

Kryetrajneri Ferati ka ftuar katër lojtare të reja në grumbullimin e dhjetorit.

Bëhet fjalë për Diona Dresh, Sara Gjergjaj dhe Arjana Gashi, që luajnë në vende evropiane si dhe për Yllka Seferi që luan për Vjosën.

Grumbullimi mbahet prej 26 deri më 30 dhjetor në Gjakovë.

Grumbullimi i kaluar ishte mbajtur në tetor, ndërsa ishte shumë i suksesshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat