Përfundoi shkollimi i trajnerëve

Hendboll

Përfundoi shkollimi i trajnerëve

Më: 18 dhjetor 2022 Në ora: 20:08
Përfundoi shkollimi i trajnerëve

Të dielën ka përfunduar shkollimi i trajnerëve të hendbollit kosovar sipas RINCK Konventës. Shkollimi ka nisur më 25 nëntor dhe është zhvilluar për disa fundjavë rresht.

Shkollimi i trajnerëve është vlerësuar shumë i suksesshëm, ndërsa të dielën diplomat i morën 20 trajnerë.

Diplomat e nivelit të parë i ka ndarë presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini. Presidenti Saraçini ka falenderuar ligjëruesit e po ashtu pjesëmarrësit, duke theksuar se shkollimi i kuadrove është një prej prioriteteve të FHK-së.

Shkollimi i trajnerëve është bërë në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës, përkatësisht me Akademinë Olimpike, si dhe me Shoqatën e Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës.

FHK-ja falenderon ligjëruesit, Jeton Havolli, Nazim Myrtaj, Leonard Cula, për punën me përkushtim. Falënderon edhe Fitim Arifin nga Akademia Olimpike, Komitetin Olimpik të Kosovës dhe Kolegjin AAB ku u zhvillua mësimi.

Për bashkëpunimin shumëvjeçar dhe shumë korrekt në shkollimin e kuadrove, FHK-ja shpreh falenderime të veçanta për eksperten e EHF-së, Lidija Bojiq-Çaçiq, që ka ligjëruar në dy ditët e fundit për këtë grup trajnerësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat