Faruk Shala betohu për të vërtetën e mos ke frikë, trego emrat!

Hendboll

Faruk Shala betohu për të vërtetën e mos ke frikë, trego emrat!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 28 dhjetor 2022 Në ora: 15:38
Faruk Shala

Faruk Shala ka kohë që po i “dhemb stomaku” nga disa padrejtësi, që edhe kanë ndikuar t’ia humbin një titull të kampionit të Kosovës.

Faruk Shala, kryetrajner i kampiones së Kosovës, Istogu (femrat), një djalë i zgjuar, profesor, trajner që ka ekipin më të organizuar në Kosovë, ndër me të merituarit me kontaktet që ka pas dhe ka me hendbollistet në Diasporë, sot ka lëshuar një koment interesant, disa anëtar të Bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës, i mbrojnë interesat e klubeve të tyre. 

“Anëtarët e bordit fatkeqësisht ankohen vetëm kur preken interesat e klubeve të tyre prej nga vijnë të gjithë anëtarët e bordit pa dallim.

Ndersa nuk ju dëgjohet zëri kur ju bëhet padrejtësi skuadrave dhe humbin titullin kampion nga skuadra dy nivele me poshtë, edhe ka raste dhe bartin edhe vet peshën e përgjegjësisë, zëri nuk ju dëgjohet”, ka qenë ndër të tjera një koment sot i Shalës.

Shqetësimet e Shalës janë të kahmotshme dhe komentin që e ka bërë, nga zemra që i dhemb dhe nga realiteti që e sheh çdo ditë.      

Zotëri Shala, bëhu burrë, trego se cilët janë ata anëtar të Bordit të FHK-së, që mbrojnë interesat e klubit. Ata kanë emra e mbiemra! A mos vallë janë të gjithë apo dy a tre?

Tregoni emrat, se i ndihmoni komunitetit të hendbollit sepse ata që janë brenda bordit të FHK-së, luftojnë për klubet e tyre, është një dëm i madh dhe i pariparueshëm, shkatërrimtar për hendbollin, sport me traditë.

Zotëri Shala, i gjithë qyteti i Istogut, ju njeh si trajner korrekt, si një trim që nuk e ke shoqin, i fjalës, zëri i të vërtetës dhe nuk i frikësoheni askujt, për një kohë të shkurtër, keni arritur mbi 2 mijë shikues në palestër, tani është koha të flisni me emra. 

Bëhu zëri i fuqishëm i të vërtetës, luftëtar i të mirës së hendbollit dhe luftoje të keqen që e ka kapluar në disa pjesë hendbollin.     
Ata që i mbrojnë interesat e klubit, të largohen sa më parë nga Bordi i FHK-së, pavarësisht se janë zgjedhur me votën e delegatëve.

Delegatët janë votuar t’i mbrojnë interesat në përgjithësi të hendbollit dhe të luftojnë për rritje të nivelit, jo të luftojnë për interesat personale dhe të klubit. 

Nuk është marre të përmenden me emra ata që luftojnë për interesa të klubit. Sepse nuk janë të zgjedhur në bord të mbrojnë interesat e klubit të vet por të luftojnë për të mirën e hendbollit në përgjithësi! 

FHK-së nuk i duhen anëtar të tillë dhe që luftojnë për veten dhe klubin e vet! Shala, e keni fjalën, tregoni me emra, sakrifiko veten për këtë komunitet sepse do të jeni fitimtar ndaj të keqes.

Do të jetë një luftëtar i të vërtetës në hendboll! Faruk Shala betohu për të vërtetën e mos ke frikë, trego emrat!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat