Hendbollisti i kampionit dhe fituesit të Kupës së Kosovës, Besa Famgas e Pejës, Egzon Gjuka, është krenar që është shpallur më i miri i vitit në Kosovë nga Federata e Hendbollit e Kosovës.
Gjuka është ndër lojtarët kryesor i kombëtares së Kosovës.
“Normal, është një ndjenjë e mirë kur i gjithë mundi të shpaguhet nga zgjedhja e trajnerëve si lojtari më i mirë i vitit.
Viti 2022 ishte mjaft i mirë dhe i suksesshëm për mua, pasi me ekipin e fituam titullin e kampionit dhe kupën, ndërsa jemi edhe kampion vjeshtorë. Në vitin 2023, sigurisht se kam synime të mëdha.
Fillimisht dua t’i mbroj trofetë e fituar me Besën dhe pastaj të kualifikohem me Kosovën në Kampionatin Evropian, që do të ishte një arritje e jashtëzakonshme”, tha Gjuka.