Dikur sportist i njohur në Kosovë, sot kuzhinier

Hendboll

Dikur sportist i njohur në Kosovë, sot kuzhinier

Nga: K. Goca Më: 31 janar 2023 Në ora: 16:43
Mustafë Bislimi

Si hendbollist i dëshmuar në gjeneratën e sakrificës dhe në vitet e pasluftës, ndërsa në vitin 2000 i dha lamtumirën lojës aktive qysh në moshën 37-vjeçare.

Është fjala për Mustafë Bislimin, që dha kontribut të madh në sport dhe qytetin e hendbollit në Ferizaj.

Ku gjendet Tafa?

Aktualisht jeton e vepron në Ferizaj dhe punon si kuzhinier.

Ai jeton me pagën që fiton si kuzhinier dhe ndihet krenar për punën që e bën, një zeje tejet e çmuar në mbarë botën.

Mustafa është i respektuar jo vetëm nga qytetarët e Ferizajt. 

I takon një familje që gjithmonë kontribojnë për sport veçmas në vitet më të vështira, në kohën e gjeneratës së sakrificës në rezistencë ndaj regjimit serb. 

Është interesant, fatkeqësisht në tempullin e hendbollit, asnjëherë nuk iu është ofruar ndonjë pozitë me peshë në klubin me renome Kastrioti. 

Çka do të thotë, ka vite që po lihen në harresë emrat që dhanë shumë për këtë sport dhe në vitet më të rënda, por mjerisht sot nuk trajtohen dinjitetshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat