Shqiponjës i takon përballja gjakovare, Vushtrria pa probleme

Hendboll

Shqiponjës i takon përballja gjakovare, Vushtrria pa probleme

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 22:37
Shqiponjës i takon përballja gjakovare

Shqiponja e ka fituar derbin e qytetit ndaj Vëllaznimit.

Të shtunën në kuadër të javës së parë të stinorit pranveror në Superligën e hendbollisteve, Shqiponja fitoi me rezultat 33:22.

Ndeshja e xhiros së dhjetë u luajt në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.

Alba Bardhi e Larisa Ferizaj i shënuan nga nëntë gola, ndërsa tetë i kishte Diellza Nuza. Edona Radoniqi i shënoi shtatë gola për Vëllaznimin, derisa Ema Daija i shtoi gjashtë.

Të shtunën u luajt edhe ndeshja Vushtrria – Jusuf Gërvalla.

Fitore me rezultat të thellë, 42:18, shënoi skuadra vushtrriase.

U shqua Gentiana Basholli me nëntë gola, derisa gjashtë i kishte Agnesa Hysa.

Nga pesë gola i shënuan Kosovare Avdiu, Burneta Rama, Olta Cecelia e Donita Kasumi.

Te skuadra deçanase u shqua Arjeta Imeraj me shtatë gola.

Katër i kishte Ardiana Imeraj, ndërsa tri i realizoi Nurije Çekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat