Hamdi Salihu tregon se si e kthyen kokulur Prishtinën

Hendboll

Hamdi Salihu tregon se si e kthyen kokulur Prishtinën

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 12 shkurt 2023 Në ora: 14:19
Hamdi Salihu

Kastrioti i Ferizajt vazhdon me formën e mirë në pjesën e dytë të kampionatit, duke shënuar fitoren e dytë rresht.

Ferizajasit i shkaktuan humbje me rezultat 28:24 Prishtinës, në takimin derbi të javës së 16-të.

Hamdi Salihu me shokë i dhanë leksion Prishtinës. 

Hendbollisti Salihu ka qenë enigmë e pazgjidhur për mysafirët.   

Salihu tregon se si e kthyen kokulur Prishtinën!

“Shpresoj që kemi me vazhduar me lojëra të mira edhe në vazhdim.

Lojtarët janë angazhuar për 60 minuta dhe nuk janë dorëzuar asnjëherë.

Kastrioti e deshi fitoren më shumë se Prishtina edhe në fund u shpërblye mundi”, thotë Salihu për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Kastrioti renditet në vend të tretë me 17 pikë, ka një me pak Prishtina në pozitën e dytë në Superligën e Kosovës.  

A është një tregues se Kastrioti ka fuqi edhe për titull?

“Jo!

Kastrioti duhet të vazhdoj të punoj shumë me lojtarë të ri, mirëpo ne nuk do të dorëzohemi asnjëherë në asnjë lojë.

Titujt vijnë me punë dhe duhet menduar për të ardhmen më shumë”, thotë Salihu, i cili ka realizuar shtatë gola kundër Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat