Fitore e rëndësishme për Kreuzlingenin e shumë lojtarëve të Kosovës

Hendboll

Fitore e rëndësishme për Kreuzlingenin e shumë lojtarëve të Kosovës

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 13:47
Drenit Tahirukaj

Drenit Tahirukaj shënoi nëntë gola nga 15 tentime.

Haris Berisha bëri 13 pritje, ndërsa Kreuzlingeni fitoi 23:21 ndaj Suhr Aarau.

Kjo ndeshje u luajt në Aarau dhe i takoi Superligës së Zvicrës në hendboll.

Kreuzlingeni ka në përbërje shumë hendbollistë të Kosovës.

E ka shënuar fitoren e tretë në elitë, ku po garon për herë të parë.

Kapiteni Valon Dedaj shënoi pesë gola nga dhjetë tentime.

Bujar Ramosaj nuk shënoi gola, por dha kontribut në fitore.

Kreuzlingeni në 21 ndeshje të luajtura ka edhe një barazim e plot 17 humbje. Mbetet i fundit në tabelë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat