Salihu merr drejtimin e Kastriotit 

Hendboll

Salihu merr drejtimin e Kastriotit 

Nga: K. Goca Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 18:10
Flamur Salihu

Ish hendbollisti, Flamur Salihu, ka marrë drejtimin e klubit të hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (meshkujt).

Pas largimit të maqedonasit Aco Stankovski nga pozita e kryetrajnerit, Salihut i besohet timoni dhe ka rezultuar me sukses të madh, për faktin se të shtunën që e lamë pas e mposhti me rezultat 32:28 Prishtinën.

Ferizajasit synojnë play-off-in në luftë për titull po ashtu edhe finalen e Kupës së Kosovës.

Ferizajasit qe katër ndeshje nuk njohin humbje, synojnë të vazhdojnë me këtë ritëm. 

Aktualisht janë në pozitën e tretë me 17 pikë pas 16 jave në Superligën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat