Jashari largohet nga Kastrioti!

Hendboll

Jashari largohet nga Kastrioti!

Nga: K. G. Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 18:28
Vlora Jashari

Ndryshimet si shumë herë në disa klube të hendbollit, ndodhin pothuajse edhe brenda natës.

Përderisa meshkujt po shkojnë rrugës së rezultateve të mira, të cilët kanë zgjedhur për trajner të ri Flamur Salihun, ndërsa të femrat kanë mbetur pa trajner.

Vlora Jashari largohet nga pozita e kryetrajneres së Kastriotit.

Lajmi konfirmohet edhe brenda kryesisë së klubit po ashtu edhe nga disa hendbolliste.

“Po, ashtu ka thënë ajo.

Nuk jam trajnere”, tha një zyrtar i lartë brenda klubit në kushte anonime.  

Drejtuesit e këtij klubi kërkojnë një trajner adekuat me të cilin mund t’i realizojnë objektivat, që pas disa viteve të futen në garat e play-off-it.

Kastrioti ka vite që ka mbetur jashtë garave të play-off-it, por si duket kryesia këtë edicion është e vendosur t’i realizojë synimet që ka para vetes.  

Është interesant me Jasharin se edhe kur ishte emëruar ndihmëstrajnere në kombëtaren e Kosovës për femrat, ka qenë trajnerja që u largua pa e mbajt asnjë stërvitje, po ashtu edhe tani në KH Kastrioti – senioret, u largua për një kohë të shkurtër

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat