Istogu gati për spektaklin e madh 

Hendboll

Istogu gati për spektaklin e madh 

Nga: K. G. Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 22:27
Istogu

Qyteti i Istogut ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për finalet e Superkupës së Kosovës në hendboll (femra e meshkuj).

Istogu premton spektakël për finalet e hendbollit.

Gjithçka është gati për spektaklin, ndërsa kryetrajneri i Istogut, Faruk Shala, tha se skuadra e tij është gati për finalen me Ferizajn dhe synon trofeun e parë për vitin 2023.   

“15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës  - Superkupa e Kosovës, Istogu – Ferizaj (femrat). 

Të enjten në Palestrën e Qytetit në Istog zhvillohen ndeshjet për Superkupën e Kosovës.

Është kjo një tjetër e arritur për qytetin tonë dhe për klubin KHF Istogu në veçanti. 

Fillimisht prej orës 15:30 takohen hendbollistët e Besa Famgas me ata të Kastriotit (meshkujt).

Ndërsa prej orës 18:00, skuadra jonë luan me Ferizajn. 

Superkupa organizohet për nder të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Tashmë ky aktivitet është tradicional. 

Superkupa është në programin shtetëror të shënimit të përvjetorit të pavarësisë dhe po ashtu në programin komunal të aktiviteteve për këtë festë.

I ftojmë të gjithë dashamirët e sportit, qytetarët istogas, që të enjten të jenë në palestër.

Së bashku të festojmë 15 vjet shtet dhe të kënaqemi me hendboll, duke përkrahur fuqishëm edhe skuadrën e zemrës në synimin për të fituar trofeun e vlefshëm të Superkupës”, njofton KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat