Ahmetxhekaj: Shpresoj që do të ketë shumë shikues

Hendboll

Ahmetxhekaj: Shpresoj që do të ketë shumë shikues

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 18:07
Blerta Ahmetxhekaj

Portierja e Istogut dhe e Kombëtares së Kosovës, Blerta Ahmetxhekaj, e vlerëson faktin që hendbollit i është shtuar edhe një garë.

Ajo beson fuqishëm që trofeu i Superkupës do të zë vend në koleksionin e Istogut.

Istogu luan me Ferizajn për Superkupën e Kosovës.

Ndeshja do të luhet të enjten prej orës 18:00 në palestrën e qytetit në Istog.

Istogu vjet fitoi titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës.

Tani e synon trofeun e parë për edicionin 2022/2023.

Superkupa e Kosovës është trofe i ri të cilin synojmë që nesër ta shtojmë në koleksionin e Istogut.

Kemi zhvilluar fazë të mirë përgatitore.

Po koordinohemi shumë mirë dhe kemi ekip bashkëpunues.

Jam e lumtur që Superkupa mbahet në shtëpinë tonë, në palestrën e Istogut.

Shikuesve ju premtojmë se do të shohin një ndeshje të mirë hendbolli dhe se do të japim më të mirën.

Prandaj nesër i mirëpresim të gjithë në Istog. Shpresoj që do të ketë shumë shikues”, ka thënë Blerta Ahmetxhekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat