Vajza nga Mali i Zi me nënshtetësi të Kosovës, ka disa fjalë

Hendboll

Vajza nga Mali i Zi me nënshtetësi të Kosovës, ka disa fjalë

Nga: K. Goca Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 17:00
Suzana Ujkiq

Që nga viti 2019 e ka fituar nënshtetësinë e Kosovës dhe është krenare vajza shqiptare nga Tuzi i Malit të Zi, Suzana Ujkiq.

Aktualisht jeton në Yutz të Francës dhe luan hendboll për ekipin e këtij qytetit në ligën e tretë franceze.

Suzana thotë se 17 shkurti për të është ditë e veçantë dhe feston në mënyrën më madhështore. 

“17 Shkurti - Dita e Pavarësisë së Kosovës, është një ditë e veçantë. 

Uroj 15 vjetorin e shtetësisë së Kosovës.

Krenare që jam pjesë e kombëtares së Kosovës. 

Krenare që jam dardane.

Zemra ime qan për shtetin e Kosovës dhe është zemra ime”, thotë Ujkiq për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat