Kryendeshja në Prishtinë

Hendboll

Kryendeshja në Prishtinë

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 21:08
Pamje nga një ndeshje

Pas ndeshjeve të Superkupës, në fundjavë vazhdojnë garat kampionale në hendbollin e Kosovës.

Në Superligën e hendbollistëve zhvillohet xhiroja e 17-të, e parafundit për pjesën e rregullt të kampionatit.
Derbi zhvillohet në Prishtinë, të dielën nga ora 17:00.

Takohen Prishtina e Rahoveci, dy skuadra me pretendime për këtë edicion.

Prishtina do të synojë të kthehet te fitorja, ndërsa Rahoveci të vazhdojë me fitore.

Prishtina është e dyta në tabelë me 18 pikë. Rahoveci në vendin e katërt i ka 16 pikë.

Të dielën është edhe takimi Llapi – Trepça (18:00).

Skuadra mysafire është favorite.

Të shtunën janë dy ndeshje. Besa Famgas e pret në Pejë skuadrën e Vëllaznimit, nga ora 18:00. Kurse ndeshja Vushtrria – Deçani luhet prej orës 19:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat