Istogu - Vushtrria, derbi i javës te hendbollistet

Hendboll

Istogu - Vushtrria, derbi i javës te hendbollistet

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 21:08
Pamje nga ndeshja Istogu - Ferizaj

Istogu – Vushtrria është derbi i xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Kjo ndeshje luhet të dielën prej orës 18:00 në palestrën e qytetit në Istog.

Istogu udhëheq në tabelë me 20 pikë, dy më shumë se Vushtrria e vendit të dytë.

Humbjen e vetme vushtrriaseve në vjeshtë ua shkaktoi pikërisht Istogu. Istogaset në Vushtrri kishin fituar me vetëm dy gola dallim, 27:25.

Prandaj pritet ndeshje e fortë dhe interesante edhe në Istog.

Skuadra vendase është e pamposhtur kurse të enjten fitoi Superkupën.

Të dielën janë edhe tri ndeshje tjera të xhiros së 11-të: Samadrexha – Vëllaznimi (15:00), Dukagjini – Ferizaj (15:00), Prishtina – Shqiponja (13:00).

Java hapet me ndeshjen Jusuf Gërvalla – Kastrioti, që luhet të shtunën prej orës 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat