Besa Famgas e Vushtrria me fitore bindëse

Hendboll

Besa Famgas e Vushtrria me fitore bindëse

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 23:45
Pamje nga ndeshja Besa Famgas - Vëllaznimi

Nuk ka pasur befasi të shtunën në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).

Ashtu si pritej, Besa Famgas ka fituar bindshëm ndaj Vëllaznimit të Gjakovës.

Ndeshja në Pejë përfundoi 42:30 për Besën.

Te Besa u shqua i riu Olsi Mulaj me 13 gola.

Ardi Halili i shënoi 11 gola për Vëllaznimin.

Besa është përforcuar në pozitën e parë, ndërsa Vëllaznimi mbetet i shtati.

Në kuadër të xhiros së 17-të, të shtunën u luajt edhe ndeshja Vushtrria – Deçani.

Vushtrria fitoi me rezultat 31:19.

Halim Miftari ishte më efikasi te Vushtrria me pesë gola.

Pesë gola i kishte edhe Fatlind Mazrekaj i Deçanit.

Dy ndeshje tjera të xhiros së parafundit të pjesës së rregullt të kampionatit luhen të dielën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat