Shijesa Zeneli, e ardhmja e hendbollit 

Hendboll

Shijesa Zeneli, e ardhmja e hendbollit 

Nga: K. Goca Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 20:11
Shijesa Zeneli

Në klubin e hendbollit Ferizaj punohet me intensitet të shtuar, sidomos i kushtohet rëndësi gjeneratës së re.

Në këtë klub veçohen disa talente të reja, por ajo që bie në sy është edhe 15-vjeçarja Shijesa Zeneli.

Shijesa Zeneli luan në pozitën e alos, sot ka treguar lojë shumë të mirë, duke realizuar 12 gola dhe ndihmoi Ferizajn që të fitojnë në Klinë me rezultat 63:35. 

Shijesa - brenda një kohe do të jetë ndër bartëse e lojës në ekipin ferizajas. 

Jo vetëm Shjijesa, me lojë të mirë u shqua edhe Mirjeta Dinolli, e cila ka realizuar 15 gola.

Drejtuesit e klubit shprehen fjalë miradije për Shijesën, sipas tyre është e ardhmja e hendbollit.

Granit Sahiti, trajner i klubit, ndihet ballëlart, që ekipi i tij ka talente të tilla dhe që një ditë do të janë edhe bartëse jo vetëm të klubit por edhe në kombëtare.

Brenda klubit thonë, se qëllimi është që të nxjerrin sa më shumë talente, që brenda një kohe ekipi senior të përbëhet nga shumica prej tyre, pse mos të kenë lojtare edhe për tregun e jashtëm.

Në tempullin e hendbollit, punohet me zell me lojtare të reja, për çka kanë marrë komplimente edhe nga FHK-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat